TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edita Tahiri, ish-zv/kryeministrja e Kosovës, deklaroi në emisionin Open se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë dështuar në Berlin, pasi, sipas saj, është rrëzuar përfundimisht ideja e ndryshimit të kufijve.
Tahiri ka replikuar edhe me Alban Dudushin, i cili e pyeti se çfarë bëri ajo për shtatë vjet si kryenegociatore.
“Je bërë nervoz se ka dështuar kryeministri yt”, tha Tahiri.
Pas kësaj, ka reaguar Dudushi i cili u përgjigj: “Kam kaluar gjashtë kryeministra unë, do t'i kaloj edhe disa të tjerë”.
Më pas, Edita Tahiri deklaroi se kryeministri Rama nuk e ka mbrojtur dot Kosovën gjatë vizitës në Beograd, kur Vuçiç dhe Thaçi i paraqitën për herë të parë planin për ndryshimin e kufijve.
Alfred Peza u përgjigj duke thënë se Rama gjithmonë publikisht ka mbështetur dialogun dhe marrëveshjen që do të arrijnë dy shtetet./ Top Channel