AKTUALITET, 21 Tetor 2018, 18:41

Përgjimet çuan në pranga ish-deputetin socialist Arben Ndoka, çështja e nxehtë

Përgjimet çuan në pranga ish-deputetin socialist Arben Ndoka,

Arrestohet ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka. Ai ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ai është prangosur nga RENEA pasditen e sotme së bashku me dy persona të tjerë. Ndoka ka ndikuar në tjetërsimin e pronave në Lezhë.

Bazuar te burimet nga grupi hetimor, Ndoka ka ndikuar për tjetërsimin e një prone shtetërore te ‘Rana e Hedhun’ te të afërmit e tij.

Por si është zbuluar Ndoka? Gjatë përgjimeve të një grupi kriminal ka dalë emri i Ndokës, i cili më pas është vendosur në përgjim duke zbuluar aferën dhe dërguar në arrestimin e tij nga policia pas urdhrit të prokurorisë. Ish-deputeti ishte në përgjim prej disa muajsh.

Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.

https://www.youtube.com/watch?v=W75zW--VibY