LIFESTYLE, 14 Mars 2018, 12:22

Floriana Garo bëhet nënë! Moderatorja publikon foton e parë dhe zbulon emrin e princeshës

Floriana Garo bëhet nënë! Moderatorja publikon foton e parë

Floriana Garo është bërë nënën për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vet moderatorja e njohur nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

Princesha e vogël, të cilën Floriana dhe bashkëshoriti i saj, Enis Daci, e kanë pagëzuar me emrin Adia, ka ardhur në jetë që në datën 12 mars, por moderatorja e ka ndarë lajmin e bukur vetëm mëngjesin e sotëm.

“Adia jonë  e shtrenjtë erdhi në jetë më 12.03.2018! E bekoftë Zoti përgjithmonë dhe u rrittë e fortë, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!”, ka shkruar Floriana në postimin e saj në “Instagram” ku ka publikuar dorën e vogël të Adias.

Ndërkohë që fansat kanë nxitura për t’i uruar mirëseardhjen vogëlushes së moderatores simpatike.

https://www.instagram.com/p/BgTLHdgA8sE/?taken-by=florianagaro