LIFESTYLE, 13 Mars 2018, 13:19

Rikthehen fundet me pala, si t’i vishni që të mos ngjani “si gjyshe”

Rikthehen fundet me pala, si t’i vishni që të mos ngjani

Fundin me pala ua kemi parë nënave tona dhe të gjitha e dimë që është një nga veshjet e pandashme nga gardëroba e një femre. Ai rikthehet këtë pranverë me një mori ngjyrash dhe materialesh që do t’jua lehtësojë veshjen e përditshme.

Por nëse vendos ta veshësh do të rrezikosh pak që të mos ngjash pak e madhe në moshë. Falë kombinimeve të ndryshme, që nga atletet apo pupat gjatë ditës, tek bluzat elegante apo takat e larta në mbrëmje, fundi mund të kthehet në një aleat të çmuar, tani që temperaturat po rriten.

Modelet më të kërkuara të stinës së re shkojnë në nuancat pastel, e kuqja, e kaltra, shumëngjyrëse, me reflekse dhe të metalizuara. Ne po ju sjellim disa nga kombinimet më të veçanta që ju bëjnë të dukeni plot stil.

[gallery ids="80120,80118,80117,80116"]