LIFESTYLE, 13 Mars 2018, 18:08

Afërdita Dreshaj surprizohet nga mikeshat me “dhurata seksi” para dasmës

Afërdita Dreshaj surprizohet nga mikeshat me “dhurata seksi”

Afërdita Dreshaj zbuloi pak kohë më parë se më 29 qershor do të zhvillohet ceremonia e dasmës së saj në Miami, me lojtarin kroat të hokejit, Jakub Kindl.

Ndërkohë që modelja bukuroshe është duke bërë përgatitjet e para të dasmës, mikeshat e saj më të mira e kanë surprizuar me një dhuratë shumë seksi.

Ato i kanë dhuruar Afërditës dhe partnerit të saj Jakub-it një set më të brendshme shumë interesante.

Për modelen kanë menduar një palë tanga që lexojnë “Mrs Kindle”, mbiemri që ajo do të marrë pas martese. Ndërsa për partnerin e saj i kanë dhuruar një palë “shorts” me mbishkrimin; “Rri me Afërditën, pusho, përsërite”.

E surprizuar nga këto dhurata modelja ka nxituar t’i ndajë edhe me fansat e saj në “Instagram”. Epo duket se sa mirë kuptohen vajzat mes tyre dhe dinë se si të surprizojnë.

[gallery ids="80221,80222,80220,80219"]