LIFESTYLE, 13 Mars 2018, 13:58

Alkol, hashash dhe kërcime provokuese, tërbohen të rinjtë amerikanë për ardhjen e pranverës

Alkol, hashash dhe kërcime provokuese, tërbohen të rinjtë

Këto janë pamjet e kaosit të krijuar nga mijëra studentë, të cilët kanë zbarkuar në Fort Lauderdale të Floridës për javën e parë të atyre që i quajnë “Pushimet e Pranverës”.

“Pushimet e Pranverës” janë një event i përvitshëm, në të vilin grumbullohen rreth 100 000 studentë.

Alkol, hashash dhe kërcime provokuese janë programi ditor i të rinjve që duket sikur “janë lëshuar nga zinxhirët”.

“Daily Mail” raporton se vetëm në 30 minuta ka mesatarisht 8 incidente që kanë lidhje me konsumin e tepruar të alkoolit dhe substancave narkotike.

Një polic i zonës tha: “Ajo që shikoni është kaos i kontrolluar. Zakonisht krijohen sherre të vogla nga pija”.

Rreth 19 persona kanë përfunduar në pranga të premten, pasi u kapën me kokainë dhe kundërshtuan forcat e policisë. (shih fotot më poshtë)

[gallery ids="80163,80164,80165,80166,80167,80168,80169,80170,80171,80172,80173,80174,80175,80176"]