TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme, ministrin e ri të Brendshëm, Bledi Çuçin.
Pasi Rama mbajti një fjalim të stërgjatë për demokracinë, mendimet e Churchill dhe protestat, rradha i erdhi edhe Çuçit për të folur, fiks 2 minuta e disa sekonda.
Ai tha se ka një premtim si ministër dhe falenderoi Edi Ramën për besimin, që i ka dhënë.
"Në politikë është si në dramaturgji, vëmendjen e spektatorit nuk duhet ta marrë mënyra se si hyn aktori në skenë, por ka rëndësi dalja nga skena e aktorit. Përveç shprehejs së angazhimit tim maksimal për të justifikuar besimin e dhënë nga kryeministri dhe nga grupi parlamentar dhe për të fituar besimin e publikut mbi të gjitha, në përfundimit të mandatit tim, do të kisha dëshirë që publiku të thoshte, se i mbaroi mandati ministrit të brendshëm dhe jo ministrit të policisë, ose të rendit, gjë që ka mbetur një perceptim, megjithë përpjekjeve të Sandrit për ta ndryshuar këtë mentalitet.
Besoj fort, se po nuk u kuptua ky organizëm kaq i komplikuar, pra Ministria e Brendshme, si e tillë si e tërë, asnjë reformë, qoftë dhe në Policinë e Shtetit, nuk do të ketë gravitetin e duhur. Kështuqë kjo është dëshira ime, një lloj premtimi dhe angazhimi. Faleminderit për besimin", tha Çuçi.
/TPZ.al/
VIDEO:
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/12/18/edi-rama-jep-leksione-te-gjata-per-demokracine-ja-cfare-jane-protestat-si-zhvillohen-cfare-ka-thene-churchill/
https://www.tpz.al/2020/12/18/rama-protesta-tek-unaza-shkeli-te-drejten-per-zhvillim-po-te-drejten-per-te-mos-u-vjedhur-nga-kompanite-offshore/