TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë prezantimit të ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçi, kryeministri Edi Rama mbajti disa leksione për demokracinë dhe mënyrën se si duhen zhvilluar protestat.
Gjatë këtij leksioni për mbarë popullin, Rama foli edhe për protestat tek Unaza e Re, duke thënë se ato penguan zhvillimin e infrastrukturës dhe të drejtën e qytetarëve për të qarkulluar lirshëm.
Por, në këtë ligjërim, kryeministri duket se harroi një detaj mjaft të rëndësishëm nga protestat e Unazës së Re, as më shumë dhe as më pak, kompaninë mashtruese offshore, të cilës shteti shqiptar, po i jepte 30 milionë euro nga taksat e qytetarëve, për të përfunduar në xhepat e një njeriu të panjohur në Delaware, të cilin prokuroria e reformuar shqiptare nuk e identifikoi dhe sigurisht as Edi Rama nuk e ka idenë se kush është...
Pra, kur thotë se në rastin e Unazës së Re, u pengua e drejta e qytetit për zhvillim, kryeministrit duhet të kujtojë, se aty u pengua më shumë se sa kaq, pikërisht skema mashtruese për vjedhjen e parave publike nga një kompani offshore.
"Rasti i Unazës së re, për muaj të tërë e drejta e protestës është ushtruar dhe respektuar në interest ë një grupi të caktuar, ndërkohë që është shkelur e drejta e një masë të madhe njerëzish për të qarkulluar cdo ditë, është shkelu dhe e drejta e zhvillimit, për të ardhmen e të gjithë banorëve të Tiranës", tha Rama.
Rama përmendi gjithashtu edhe rastin e protestave kundër shembjes së Teatrit, si një protestë që "i'u imponua shumicës", por harroi faktin se protestat detyruan qeverinë të ndryshojë projektin me ligjin personal "Fusha", ligj i pangjashëm me atë të asnjë vendi demokratik.
"Apo në rastin e Teatrit, kur një pakicë artistësh, të lidhur me fije politike, përdorën të drejtën e protestës për t’ju imponuar focërisht jo vetëm shumicës së komunitetit teatror, por edhe qeverisë, bashkisë, duke e marrë peng një pasuri të përbashkët, godinën, pronën e përbashkët, pronën publike, shtetërore, për dy vjet me rradhë dhe duke e vonuar me forcë, zhvillimin e një projekti të Teatrit të ri Kombëtar. Nuk ka qenë dobësi nga ana jonë, ti japim vetes kohë, për të kuptuar arsyet e atyre që në emër të të drejtës së protestës, të kundërvihen kur je në qeveri, por të kërkosh zgjidhje të natyrshme edhe me ata. Protestat mund të jenë e drejtë ushtron shumica, pakica, nuk janë numrat që e përcakotjnë edhe një individ i vetëm ka të drejtë të dëgjohet", tha Rama.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/12/18/edi-rama-jep-leksione-te-gjata-per-demokracine-ja-cfare-jane-protestat-si-zhvillohen-cfare-ka-thene-churchill/