AKTUALITET, 18 Dhjetor 2020, 15:31

Rama nuk e priti sipas protokollit, Osmani: Në Kosovë politikanëve shqiptarë u ofrojmë mikpritjen më të ngrohtë!

Rama nuk e priti sipas protokollit, Osmani: Në Kosovë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, në përfundim të vizitës së saj në Shqipëri dha një intervistë për “ABC News” ku foli edhe mikpritjen e kryeministrit Edi Rama, jo sipas protokollit.

Është nuanca që ju e përmendët, por protokolli është i qartë, por është zgjedhje e zotit Rama dhe duhet të pyetet ai pse e ka bërë një gjë të tillë.

Unë kam përfaqësuar jo veten time si Vjosa Osmani, por dy institucionet më të larta të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës.

Natyrisht miqësinë dhe mikpritjen më të madhe ne e mirëpresim në Shqipëri, sikur e kemi bërë edhe ne në Kosovë, cili politikan shqiptar ka ardhur në Kosovë, ne i kemi ofruar mikpritjen më të ngrohtë” tha ajo.