AKTUALITET, 18 Dhjetor 2020, 16:17

Ndërrojnë jetë shtatë persona me koronavirus në Kosovë, regjistrohen 385 raste të reja infektimi

Ndërrojnë jetë shtatë persona me koronavirus në

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndërruar jetë shtatë pacientë me koronavirus, si dhe janë regjistruar 385 raste të reja infektimi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se në total ishin testuar 1442 persona, prej të cilëve rezultuan pozitiv 385 persona.

Njoftimi

351 TË SHËRUAR DHE 385 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.442 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 385 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (80, 73 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Graçanicë 1 rast (73 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 48.337 raste nga 169.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.240 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 351 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.790 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.307.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 153 raste, Pejë 37 raste, Podujevë 34 raste, Ferizaj 30 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 12 raste Vushtrri 10 raste, Drenas 9 raste, Istog 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Suharekë 6 raste, Rahovec 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani Elezit, Novobërdë, Shtime dhe Skenderaj.