AKTUALITET, 19 Mars 2019, 21:29

Flet Basha: Rama dhe Lleshaj, urdhër për të mbyllur protestën e "Astirit"

Flet Basha: Rama dhe Lleshaj, urdhër për të mbyllur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkoi në një vizitë të paparashikuar mbrëmjen e së martës pranë protestës së banorëve të Unazës së Re. Sipas Bashës kishte informacion se aty do të nisin arrestimet për ta shuar këtë protestë.

“Kemi marrë një informacion nga burime të besueshme se ka një urdhër që policia të shoqërojë protestuesit që mbrojnë banesat e tyre. Urdhri është dhënë direkt nga Sandër Lleshaj dhe vetë Edi Rama. Bisha e plagosur bëhet më e rrezikshme kur i vjen fundi. Kur bashkëpunon me bandat do të sillesh si ata”, tha Basha.

Sipas burimeve të lapsi.al në terren thuhet se mbrëmjen e sotme ka pasur forca të shtuara të policisë. Policia ka kërkuar më herët prej disa prej protestuesve që të paraqiteshin në komisariat, por ata nuk janë përgjigjur. Banorët thanë se ata do të arrestoheshin në protestë.