TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aventurë e pakëndshme për ish-kapitenin e Anglisë, Devid Bekham, i cili në karrierën si futbollist ka veshur fanellat e Mançester Junajtid, Real Madrid, Milan e PSG.
Nëntorin e kaluar, ish-futbollisti është filmuar nga një kalimtar teksa ngiste Bentlin e tij në Uest End, por njërën dorë e kishte në timon dhe tjetrën te smartfoni i tij.
Bekham e ka pranuar shkeljen dhe ia ka besuar çështjen në fjalë avokatit të tij Nik Friman. Ndodh shpesh që edhe personazhet e njohur të sportit të kapen duke shkelur rregullat dhe të ndiqen penalisht, por në fakt gjithë procesin e ndjekin avokatët e tyre dhe zakonisht gjithçka mbyllet me pagesë, pasi kjo pjesë nuk është problem për “VIP”-at e sportit.