TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastërës. Një banesë është përfshirë nga flakët e cila është djegur plotësisht. Deri tani nuk raportohet për lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale. Sipas raportimeve, dyshohet se shkak i kësaj ngjarje është bërë një shkëndijë elektrike.
Mësohet se banesa i përkiste një familje të komunitetit rom, të cilët tashmë kanë mbetur në qiell të hapur. Policia ndodhet në vendngjarje për të vijuar hetimet e mëtejshme.