TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm një javë pasi u betua në Kuvend si deputet, Ligoraq Karamelo thotë se është kërcënuar.
Sipas "BalkanWeb", të paktën tre persona kanë kërcënuar me jetë deputetin Karamelo, në qendër të Korçës.
“Tre persona tentuan të më godasin më quajtën tradhëtar. Nuk tërhiqem nga mandati i deputetit. Bëra denoncimin. Njëri prej tyre është shoqëruar.”, u shpreh deputeti Karamelo, pak pas ngjarjes.
Përfaqësuesi i PBDNJ, Ligoraq Karamelo, mori mandatin si deputet në listën e Qarkut të Korçës, pas djegies së mandatave nga ana e PD-së.