TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e pasdites së sotme nga banorët e Astirit tek Unaza e Re është shoqëruar nga forca të shumta të policisë.
Banorët kanë deklaruar se nuk e lirojnë rrugën pa u larguar më parë uniformat blu.
Ata u kanë bërë thirrje edhe ambasadave të huaja në Tiranë për ndihmë. Në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të opozitës.
Protestuesit duke iu drejtuar Ministrit Lleshaj, i kanë kërkuar këtij të fundit të ketë kujdes me durimin e tyre, pasi do të shikojë një protestë para policisë që se ka parë kurrë. Ata janë shprehur se janë rrethuar si të ishin në Gaza.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar në rrjetet sociale përkrah të cilës shkruan se Policia përgatitet për dhunë kundër banorëve të Unazës së Re.