TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi prej 43 kg kanabis e papërpunuar është sekuestruar nga policia greke në rajonin e Janinës.
Në pranga ka përfunduar një 32-vjeçar shqiptar, i akuzuar për importin, transportimin, trafikimin dhe posedimin e drogës.
Policia greke bën me dije se droga ishte fshehur në një vend të krijuar posaçërisht në shasinë e makinës së tij.
Shqiptari ishte vënë nën survejim që nga Zagoria dhe më pas i është nënshtruar kontrollit të mjetit duke përdorur edhe qentë antidrogë.
Falë tyre, u zbuluan sasia e drogës e ndarë në 41 pako, e cila është konfiskuar së bashku me automjetin.
Gjithashtu, u sekuestrua edhe shuma prej 735 euro dhe dy telefona celularë.
I arrestuari prite të dalë pranë Prokurorit të Janinës.