AKTUALITET, 19 Mars 2019, 20:59

Tension në protestën e “Astirit”, Basha niset me urgjencë drejt banorëve

Tension në protestën e “Astirit”, Basha niset me

Është tensionuar sot protesta e banorëve të Unazës së re. Kjo për shkak të njoftimeve se policia do të tentojë të mësyjë mbi banorët që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre. Në këtë zonë janë grumbulluar forca të shumta policie dhe FNSH-së. Drejt protestës është nisur edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Përmes një postimi në Facebook edhe ish-kryeministri Sali Berisha i bën thirrje policisë të ndalë terrorin mbi banorët, të cilët i quan “heronjtë e Unazës së Re”.

“Ndal terrorit policor, raperzaljeve të narkopolicëve të Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasalit të tij ndaj heronjve të Unazës së Re.Narko policia i ka rrethuar ata. Qënderstarët kanë bllokuar rrugën”, – shkruan Berisha.

Kujtojmë se banorët e Astirit kërkojnë anullimin e projektit që prish shtëpitë e tyre dhe që rezultoi të ishte një aferë korruptive, për shkak të përfshirjes së një kompani fantazmë, "DH Albania", e cila do të rrëmbente 30 milionë euro nga paratë e taksapaguesve.