AKTUALITET, 22 Korrik 2018, 23:34

Fitore bindëse në miqësore, Ançeloti eksperimenton me Hysajn

Fitore bindëse në miqësore, Ançeloti eksperimenton me

Napoli ka mposhtur Karpin në miqësoren e zhvilluar në mbrëmje me rezultatin 5-1. Alan, Inglese, Kajeon, Verdi dhe Vinicius ishin autorët e golave për skuadrën e Ançelotit e cila bindi si në lojë ashtu edhe në rezultat. Nuk kanë munguar eksperimentet në këtë sfidë, teksa trajneri italiane e ka provuar Hysajn në krahun e majtë të mbrojtjes.

Shkodrani e nisi ndeshjen në të majtë, teksa në pjesën e dytë kaloi në krahun e majtë. Alan u zhvendos në krahun e tij duke mbuluar këtë rol. Hysaj është pozicionuar shpesh herë në krahun e majtë me ekipin Kombëtar dhe shihet si një alternativë nga trajneri Ançeloti.