TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai është shprehur se nuk mund t’i durojë më kritikat dhe tha: “Unë nuk do të luaj më për Gjermaninë, ndërkohë që e kam këtë ndjenjë të racizmit dhe mosrespektimit.”. Mesut Ozil u vu në qëndër të kritikave pasi bëri një foto me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Pjesë nga letra e gjatë e ndërtuar në tri pjesë. Nëse në dy letrat e para e kishte me shtypin dhe Gjermaninë, te e treta gjithçka i referohet presidentit të DFB, Reinhard Grindel. "Siç e kam thënë, është përdorur origjina ime për të ngritur një propagandë politike dhe diskriminuese, duke abuzuar me familjen time. Sjellje në mungesë totale respekti ndaj meje. Këta njerëz kanë përdorur foton time me Erdoganin për të nxjerrë në pah idetë e tyre raciste dhe tendencën që kanë ndaj emigrantëve. Kjo është e rrezikshme në një shoqëri. Kam marrë telefonata dhe mesazhe tifozësh pas ndeshjes me Suedinë që më sulmonin duke thënë “zhduku nga Gjermania, emigrant m**ti” ose “derr turk!”. Nuk dua të diskutoj këtë gjë, aspak, sepse ata përfaqësojnë mentalitetin e vjetër gjerman, atë Gjermani për të cilën kurrë nuk do të jem krenar. Jam i sigurt se shumë gjermanë janë në krahun tim. Për ty, Reinhard Grindel, ndjej zhgënjim, por nuk jam aspak i surprizuar, sepse e ke treguar edhe më parë se çfarë pikëpamjesh raciste ke ndaj emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. T’i që ke thënë se myslimanët janë shtuar në Gjermani dhe nuk duhet të jetë kështu. Diçka e turpshme dhe e pafalshme. Persona të tillë, si ty, nuk duhet të punojnë në institucione kaq të rëndësishme. Pas gjithë kësaj, vendos të mos vesh më fanellën e kombëtares së Gjermanisë, për të cilën ndjeja krenari dhe kënaqësi e lumturi kur zbrisja në fushë. Ndjeja, sepse tani nuk ndjej më. Është një vendim tepër i vështirë, por në këto kushte duhej marrë. Kam dhënë gjithçka, maksimumin për ekipin, shokët e skuadrës, stafin e tifozët. Por, duke parë mënyrën se si numri “1” i futbollit gjerman më trajtoi mua, duke e kthyer në propagandë politike dhe racizmi, duke mos respektuar origjinën time turke, erdhi koha të them mjaft. Jo sepse unë luaj futboll, por për shkak të racizmit dhe racizmi nuk duhet pranuar dhe nuk duhet të ekzistojë kurrë”.The past couple of weeks have given me time to reflect, and time to think over the events of the last few months. Consequently, I want to share my thoughts and feelings about what has happened. pic.twitter.com/WpWrlHxx74
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) July 22, 2018
II / III pic.twitter.com/Jwqv76jkmd
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) July 22, 2018
III / III pic.twitter.com/c8aTzYOhWU
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) July 22, 2018