AKTUALITET, 22 Korrik 2018, 20:44

Detaji tragjik/ U mbyt sot në Velipojë, një javë më vonë 30-vjeçari martonte motrën

Detaji tragjik/ U mbyt sot në Velipojë, një javë më

Detaje tragjike dalin në dritë nga vdekja e 30-vjeçarit sot në Velipojë, i cili humbi jetën pasi tentoi të shpëtonte nga mbytja të fejuarën e tij.

30-vjeçari Ervid Palaj, kishte vetëm 7 muaj që ishte fejuar me partneren e tij, e cila punonte në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale. Ndonëse e sotmja duhet të ishte një ditë relaksi për çiftin e ri dhe motrën e viktimës, ajo u kthye në tragjedi.

“BalkanWeb” ka mësuar edhe një tjetër detaj tragjik, pasi javën që vjen në familjen Palaj do të kishte gëzim, pasi motra e Ervidit do të martohej. Po ashtu bëhet e ditur se 30-vjeçari kishte punuar si punonjës social në Dajç. Kujtojmë se i riu u nxor nga qytetarët shumë shpejt në breg të detit, por ai nuk mundi të mbijetonte.