AKTUALITET, 22 Korrik 2018, 18:59

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg për shitje droge, kush është 38-vjeçari i arrestuar në Tiranë

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg për shitje droge, kush është

Një 38-vjecar i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia e Tiranës, pasi rezulton se është dënuar vitin e kaluar me 10 vite burg nga gjykata e Tiranës për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”. Në pranga ka përfunduar Fredi (alias Alfred) Isaraj, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor: – Fredi (alias Alfred) Isaraj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.2383, të datës 20.09.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.