SPORT, 5 Janar 2018, 11:34

"Më detyroi të abortoja, më rrahu", dënohet shqiptarja që akuzoi futbollistin e Milanit

"Më detyroi të abortoja, më rrahu", dënohet

Në vitin 2014, Anita Latifi një këngëtare shqiptare, e cila kishte marrë pjesë edhe në një talent show në Gjermani, por që siç shkruajnë mediat e huaja, nuk ka pasur kurrë sukses, ka akuzuar lojtarin aktual të Milanit, Hakan Calhanoglu, se e kishte dhunuar dhe kërcënuar.

Të dy kishin pasur një marrëdhënie, e cila, sipas vajzës, ishte ndërprerë sapo ajo kishte ngelur shtatzënë.

Po sipas saj, Calhanoglu e kishte detyruar të abotronte, arsye për të cilën vajza i kërkonte lojtarit turk një dëmshpërblim prej 250 mijë eurosh.

Në fund të seancave hetimore u vërtetua se vajza shqiptare, Anita, nuk kishte ngelur kurrë shtatzënë.

Ngjarja:

Në vitin 2014, dy të rinjtë kishin pasur një marrëdhënie të shkurtër dhe më pas ishin ndarë. Disa muaj më pas Latifi ka thënë para mediave se futbollisti turk e kishte dhunuar pasi ajo ishte kthyer dhe i kishte dhënë lajmin e shtatzënisë.

Ndër të tjera, ajo thotë se kishte abortuar për shkak të presionit dhe kërcënimeve të Calhanoglu.  Këtë version këngëtarja shqiptare e ka mbajtur edhe në gjykatë.

Ajo është shprehur ndër të tjera:

Nëse Hakan thotë se kemi kryer vetëm seks të mbrojtur, është gënjeshtar".

Në përfundim të procesit gjyqësor vajza është dënuar me 70 orë punë në shërbimet sociale për shkak të dëshmisë së rreme.

[gallery columns="1" ids="50832,50833,50834"]