AKTUALITET, 26 October 2026, 22:11

“Do të votojmë Arlindin me sistemin e Ramës?”, Qori i përgjigjet Balës se çfarë synojnë me qeverinë teknike: Duhet të zhbëjmë ndryshimet kushtetuese të 2008-ës

“Do të votojmë Arlindin me sistemin e Ramës?”, Qori i

Analisti Anri Bala e pyeti kryetarin e “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se si do të rrëzojnë Ramën dhe Berishën, kur ato parti do të duhet të bëjnë ndryshimet kushtetuese që kërkojnë protestuesit. Qori u shpreh se duhet një qeveri teknike dhe duhet të zhbëhen ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe të demokratizohet kushtetuta.

Pjesë nga biseda

Bala: Arlindi, po të mos e bësh prezantimin, që është kryetar i një partie thonë se është analist i shkëlqyer dhe asnjëherë nuk flet si kryetar. Ne kërkojmë një zgjidhje nga Arlindi dhe Arlindat. Tha se në protestë është artikuluar dorëheqja e Ramës, por si do të mbijetojë në një sistem të ngritur nga Rama. Si do të ruajë vetëm me një mandat deputeti. Nëse do që të rrëzohet Rama këto parti duhet të bashkohen dhe tratativën e parë duhet ta bëjë me Berishën, që ka 440 mijë vota dhe mbi 50 mandate në parlament. Kur Edi Rama të kërkon dialog për të gjitha ato pika që keni vendosur nga dorëheqja pika e dytë heqja e kodit zgjedhor 2008 e treta lëvizjet kushtetuese për zonat e mbrojtura, pra kërkoni ndryshime kushtetuese, ku duhet jo vetëm Rama, por edhe Berisha? Si ta përkthejmë: Do të votojmë Arlindin me sistemin e Ramës? Ka pakënaqësi e dimë. Këto ndryshime me kë do t’i bëni?

Qori: E nisim nga kërkesa bazike që ka qenë prej datës 31 maj. Kërkesa ka qenë dorëheqja e Ramës të mbi 100 mijë dhe e dyta, por dhe ajo “Rama në burg, Berisha në burg” për ta defaktorizuar Berishën në protestë.

Bala: Po si do t’ia bëni pa ta?

Qori: Rama i thërret 83 mandatet e famshme të 2025, por kur ka shprehej të pakënaqësisë, kjo shoqërohet edhe me riorientim të votës, në 31 mars 1991 PPSH fitoi 56 për qind në zgjedhje që nuk kanë qenë më të këqija, se sot, por u rrëzua për dy muaj dhe në 22 mars 1992, mori 29 për qind.

Kemi përballë një qeveri që e përzier me krimin dhe oligarkinë dhe përballë një masë që kërkon largimin.

Tani çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen dhe një qeveri me profil të ulët politik na çon në zgjedhje. Tani me një Ylli Bufi të ri, apo Vilson Ahmeti të ri na çon në zgjedhje.

Unë mendoj se më e mira është opsioni dy që Rama jep dorëheqje.

Duhet të zhbëjmë ndryshimet kushtetuese të 2008-ës dhe të demokratizojmë edhe kushtetutën. Kushtetuta e 1998 kërkon 50 mijë firma për një referendum, por sot duhe ulur se ka rënë popullsia.