TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar kundërshtimin ndaj qeverisë.
Për gati dy orë, protestuesit qëndruan në rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit, ku shprehën revoltën e tyre dhe përsëritën kërkesën kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi i ditëve të fundit është shoqëruar edhe me momente tensioni, ku janë hedhur gurë dhe objekte në drejtim të institucioneve dhe forcave të policisë.
Ndërkohë, edhe gjatë protestës së sotme, në terren janë të pranishme forca të shumta policie, të angazhuara për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë marshimit drejt Kryeministrisë.
Protesta studentore vijon, ndërsa kërkesa për largimin e kreut të qeverisë mbetet në qendër të thirrjeve të pjesëmarrësve në tubim.