AKTUALITET, 26 October 2026, 16:21

Përfaqësues të shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK: 180 raste të dhunës policore ndaj protestuesve

Përfaqësues të shoqërisë civile kallëzojnë

Një grup intelektualësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile paraqitën sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kallëzim penal për veprimet e pretenduara të dhunshme të Policisë së Shtetit ndaj studentëve dhe Protestuesve.

Pas depozitimit të kallëzimit në SPAK, në një deklaratë për mediet, përfaqësuesit e shoqërisë civile u shprehën se dhuna ushtrohet për të pasur heshtje, por se e drejta për protestë nuk mund të ndalet.

“Studentët nuk janë vetëm, ne nuk do i lëmë vetëm. Kemi bërë kallëzim penal në SPAK për dhunën policore. Paketa kundër dhunës që e deklaron edhe kryeministri është një paketë, që të mund të heshtet. Ka një dhunë terrorizuese nga policia”, tha një nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.

“Ne jemi shpresëplotë që hetimi të shpejtohet dhe të ketë një hetim të plotë. Kemi evidentuar 180 raste të evidentuara të dhunës policore ndaj qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve”, vijoi ai.

Ndërsa, një tjetër përfaqësuese e shoqërisë civile deklaroi se është parë dukshëm që policët kanë ushtruar dhunë ndaj studentëve.

“Pres masa sigurie për policët dhe jo studentët. Nuk diskutohet fare kjo çështje, pasi në protesta ka sjellje të dhunshme nga policia, që nuk janë dyshime, por me fakte”, tha aktivistja Rezarta Çaushaj.

Përfaqësues të shoqërisë civile kallëzojnë