AKTUALITET, 30 Tetor 2018, 11:31

Fillon gjyqi i infermierit monstër që vrau njëqind persona, donte të linte përshtypje tek kolegët...

Fillon gjyqi i infermierit monstër që vrau njëqind persona, donte

Një ish infermier gjerman, ka dalë përpara gjyqit nën akuzën se ka vrarë 100 pacientë. Niels Högel, 41 vjeç, i ka administruar doza fatale personave për të cilët duhej të kujdesej. Motivi i këtyre vrasjeve, ka qenë fakti se infermieri donte të krijonte përshtypje tek kolegët e tij, duke u munduar të rikthente në jetë personat të cilëve u kishte administruar doza ilaçesh vdekjeprurëse.

Mendohet se Högel ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 në Delmenhosrt, prej vitit 1999 deri në vitin 2005. Megjithatë numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë, për këtë shkak do të kryhet zhvarrosja e disa personave.

Të afërtmit e familjarëve pritet të marrin pjesë në gjyqin e infiermierit monstër.

/TPZ.AL/