AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 12:33

Zbardhet ultimatumi i kryeprokurores me vartësit, ja çfarë u kërkoi

Zbardhet ultimatumi i kryeprokurores me vartësit, ja çfarë u

Përfundon takimi i Arta Markut me vartësit e saj. Ky është takimi i parë që Marku bëri me prokurorët pas marrjes së detyrës si Kryeprokurore.

Mësohet se gjatë takimit Marku u ka dhënë ultimatum vartëseve që të dënojnë shkelësit e ligjeve.

Sakaq, ajo ka urdhëruar që të vazhdojnë hetimet e nisura.

Ky ultimatum i Kryeprokurores vjen fill pas takimit që kjo e fundit pati edhe me ambasadorin Donald Lu. Ambasadori i dha mbështetje Markut për punën e saj të re.