AKTUALITET, 3 Korrik 2019, 18:25

Arrestimet/ Manjani: A do kërkojë ndjesë Ministria e Brendshme?

Arrestimet/ Manjani: A do kërkojë ndjesë Ministria e Brendshme?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pyet Ministrinë e Brendshme nëse ka ndonjë fjalë për të thënë për të arrestuarit e muajit të fundit që liroi gjykata.

Në një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se arrestimet ishin të paligjshme dhe akuzat të pambështetura në prova.

POSTIMI I PLOTË

A ka ndonjë fjalë për të thënë Ministria e Brendshme për të gjithë të arrestuarit e muajit të fundit që i liroi gjykata?

I liroi si arrestime të paligjshme dhe me akuza të pambështetura në prova.

Ku shkuan gjithë ato deklarata pompoze se arrestuan dhunues, zjarrvënës, pengues, goditës të rendit e të policisë?!

A kanë një ndjesë për të kërkuar të paktën?!

Akoma nuk e kanë kuptuar se nuk mbahet pushteti me arrestime politike?!