TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një skenar që po qarkullonte prej disa ditësh pranë gazetarësh she pronarësh të mediave, i vënë në në zbatim nga njerëzit e Erion Veliajt dhe këshilltari mediatik i kryeministrit, është bërë sot publik nga vet Edi Rama në mbledhjen e mbyllur të kryesisë së PS. Target i tij ka qenë ministri i turizmit Blendi Klosi. Rama e ka bërë anëtarin e tij të kabinetit për ujë të ftohet duke i treguar foto dhe video ku Klosi është kapur nga policia politike në flagrancë duke pirë kafe me Fahri Balliun. “Edhe njeriu më i përulur nuk do të kishte dashur të ishte në vendin e Klosit sot” i tha Lapsi.al, një burim nga mbledhja.
Kreu i PS qe sa më shumë kohë kalon aq më tepër e bunkerizon PD i ka kërkuar llogari Blendi Klosit, se përse ai flirton me armiqtë e Partisë dhe me njerëzit që duan dëbimin e Ramës.
Natyrisht Rama e ka shfrytëzuar videon dhe fotot e kafes me Fahri Balliun për të dhënë mesazhe se të gjitha linjat e komunikimit të qeverisë me njerëzit e Metës dhe të Berishës tashmë janë prerë.
Por një anëtar i kryesisë që është në forumet e PS që në ditët e para e komentoi këtë ngjarje për Lapsi.al si një revansh të sketit të rilindjes për të goditur këdo që i përket PS-së së vjetër.
Ndonëse ky version është pak i besueshëm pasi Klosi ka qenë gjithnjë një besnik i kryetarit, versioni më i besueshëm i kësaj goditjeje të ashpër mund të lidhet me luftën e klaneve brenda selisë mavi.
Duke e ditur se kur bëri ndryshimet e fundit në qeveri, Rama i la Blendi Klosit, Ogerta Manastirliut dhe Etilda Gjonit edhe gjashtë muaj kohë provë, kjo mund të interprtohet si një goditje pas shpine, në skadim të këtij afati, e atyre që duan të vënë njerëzit e tyre në Ministrin e Turizmit.
Dhe fakti se klani i Veliajt, që është përpjekur ta infiltrojë vidion edhe në media mund ta ketë çuar këtë spiunim të policisë politike deri tek Rama. Dhe pastaj lideri që “mbretëron” mbi grupet e ka përdorur atë për të dhënë sinjalin se urat me tipa si Fahri Balliu, mesazherë të Metës dhe Berishës, janë prerë njëherë e mirë.
Dhe i gjithë rebeshi ka rënë mbi Blend Klosin e ngratë, në vend të të cilit asnjë socialist nuk do kishte dashur të ishte sot./Lapsi.al/