AKTUALITET, 30 Shtator 2021, 14:25

Marrëveshja Kosovë-Serbi, ambasada amerikane në Prishtinë: Përfitojnë të dyja palët

Marrëveshja Kosovë-Serbi, ambasada amerikane në Prishtinë:

I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka përgëzuar arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Giacobbe ka shkruar se marrëveshja sjell përfitime për të dyja palët.

“Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm.

Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka shkruar ai.