TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një bebe 10 muajshe është keqtrajtuar në një spital pasi infermieret i kanë dhënë ujë të nxhetë për të pirë. Incidenti tronditës ndodhi në spitalin e Sëmundjeve Infektive Shymkent në Kazakistan, ku fëmija po merrte një trajtim mjekësor për infeksion respirator akut.
Nëna e fëmijës Arainur Kalkaman tha se djali po fillonte të përmirësohej pasi kishte pak kohë që merrte trajtim mjekësor, porn ë një moment kur fëmija kishte të qara dhe dhimbje, infermierja është afruar duke i dhënë ujë të nxhetë. Mamaja tentoi ta ndalonte por ajo it ha se “Ne e dimë më mirë”. Pas përfundimit të procedurës, e ëma e mori fëmijën dhe e pa që ishte djegur keq.
Ajo tha: “E pashë që lëkura e djalit tim ishte djegur keq. Gjoks i tij i djathtë ishte i mbuluar me shenja të djegurash të tmerrshme dhe gjigante. Nuk mund ta kaloj tmerrin që përjetova kur e pashë. Unë hyra në zyrën e mjekut tonë duke bërtitur se ata kishin djegur djalin tim”.
Gjendja e fëmijës është tepër e rëndë dhe ndodhet në kujdes intensive nga mjekët ku ata shprehen se shancet që ai të mbijetojë ekzistojnë ende.
Prindërit e fëmijës po i luten jo vetëm mjekëve por dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Kazakistanit, për të ndërhyrë dhe për të siguruar kujdesin e duhur mjekësor të djalit të tyre.
