TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendimi për ndryshimin e emrit të kryeqytetit u bë publik pas betimit të pasuesit të Nazarbayev në krye të vendit, Kassym-Jomart Tokayev.
Kryeqyteti i Kazakistanit, Anastan nga sot do të quhet Nursultan.
Ndryshimi vjen pas dorëheqjes që dha dje presidenti i nderit Nursultan Nazarbayev, i cili për më shumë se 30 vite qëndroi në detyrë.
Vendimi për ndryshimin e emrit të kryeqytetit u bë publik pas betimit të pasuesit të Nazarbayev në krye të vendit, Kassym-Jomart Tokayev.
78-vjeçari Nazarbayev qëndroi në detyrë për 30 vite. Ai dha dorëheqjen ditën e djeshme, ndërsa ishte i njohur si aleat kyç i Rusisë dhe Vladimir Putin.
Në vitin 1989, ai u zgjodh sekretari i parë i Partisë Komuniste të Kazakistanit dhe menjëherë më pas President i Republikës.
I akuzuar vazhdimisht për regjimin autoritar, në vitin 2010 ai inkurajoi reformat për sistemin pluralist politik dhe në 2017, inicioi ndryshimet Kushtetuese që ia delegojnë pushtetin Parlamentit.