TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një mësuese ka ngelur shtatzanë me fëmijën e nxënësit të saj 15 vjeçar.
Mësuesja 31 vjeçare ka abuzuar me djaloshin që kur ai ishte 13 vjeç, ndërsa historinë e ka treguar i mituri në policinë e Pratos.
Por mësuesja në fjalë është e martuar dhe ka edhe një djalë me bashkëshortin e saj, i cili është 11 vjeç.
Pas kryerjes së analizave të ADN-së, u vërtetua se babai i djalit 5 muajsh të saj është në fakt 15 vjeçari.
Mediat italiane bëjnë të ditur se 31 vjeçarja ishte mike e familjes së djalit dhe ndonëse ishte infermiere me profesion, si një njohëse e mirë e gjuhëve të huaja, kishte pranuar t’i jepte të miturit leksione private.
Kur u morr në pyetje nga policia, mësuesja pranoi gjithçka dhe tha se kishte filluar të abuzonte me djalin që kur ai ishte 13 vjeç.
