BOTA, 24 Mars 2019, 20:21

SHBA, një tjetër i mbijetuar i masakrës në shkollë vret veten

SHBA, një tjetër i mbijetuar i masakrës në shkollë vret

Një nxënës i dytë i shkollës “Parkland’ në Florida, ku 17 persona, nxënës dhe mësues, mbetën të vrarë gjatë të shtënave me armë në 2018, është vetëvrarë gjatë javës.

E përditshmja “Miami Herald” shkruan se, policia e Coral Spring raporton se një ish-nxënës i Marjory Stoneman Douglas High School në Parkland, ka humbur jetën në atë që duket si një vetëvrasje, të shtunën e kaluar.

Vetëm një javë më parë, një tjetër e mbijetuar, 19-vjeçarja Sydney Aiello, vrau veten nga dhimbja dhe ndjenja e fajit që ishte ende gjallë, shkruan Tg.com.

Gjatë tragjedisë, kishin mbetur të vrarë edhe dy miqtë e saj më të mirë, Meadoë Pollack dhe Joaquin Oliver.

Prindërit e 19-vjeçares janë shprehur për tv lokal CBS4, që vajza kurohej për stres post traumatik dhe nuk e kapërdinte faktin që kishte mbijetuar pa miqtë e saj.