TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditët e sotme, Jeff Bezos, themeluesi i “Amazon” mban titullin e njeriut më të pasur në botë me një pasuri që kap vlerën e 131 miliardë dollarëve, i ndjekur më pas nga Bill Gates, që kap vlerën e 96.5 miliardë dollarësh.
Por ndonëse të dy këta kanë pasuri marramendëse, që disa njerëz thjesht do e ëndërronin, përsëri nuk krahasohen me njeriun më të pasur në botë.
Muzeu Britanik ka bërë të ditur se njeriu më i pasur që ka jetuar ndonjëherë, ka qenë Mansa Musa, mbreti i Perandorisë në Mali, që lindi në vitin 1280 nga një familje sundimtarësh, ndërsa në pasurinë e tij, përfshihej gjysma e arit të botës.
Studiuesit e shumtë besojnë se në ditët e sotme pasuria e Mansa Musa do të kishte një vlerë rreth 400 miliardë dollarësh.