BOTA, 19 Mars 2019, 14:57

Aktorja e njohur e pranon publikisht: I kam fituar rolet përmes shtratit

Aktorja britanike Charlotte Kirk ka bërë një deklaratë aspak të zakonshme sa i përket mënyrës së si ajo i ka fituar rolet e filmave në karrierën e saj.

Charlotte ka thënë për Dailymail se disa prej roleve ajo i ka fituar përmes shtratit, por e gjitha ke qenë në dëshirën e saj dhe asnjëherë nuk ka qenë e detyruar.

Aktorja ka rrëfyer se si në fillimet e saja ka marrë një mesazh nga James Parker e cila e ftonte në hotel për një mundësi të artë pune.

Parkeri e ka njohur aktoren me kryetarin e  Warner Bros, Kevin Tsujihara, me të cilën aktorja kaloi më shumë se dy orë për të fituar më pas një rol të rëndësishëm.