TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reali i Madridit i këtij sezoni duket i destinuar të jetë një dështim për “Los Blancos”. Edhe pse me rikthimin në krye të ekipit të trajnerit Zinedin Zidan u duk sikur gjërat do të ndryshonin sërish madrilenët nuk kanë mundur të gjejnë forcat për të ndryshuar lëkurë edhe pse tashmë janë jashtë të gjitha objektivave.
Këtë herë ishte radha e Valencias për të triumfuar 2-1 ndaj madrilenëve të cilët u shfaqën të dobët për të ndaluar suksesin e vendasve. Në pjesën e parë Valencia gjeti rrugën e rrjetës falë golit të Guedes, ndërsa në të dytën kur pritej një reagim i Realit për të ndryshuar fatet e ndeshjes, vendasit mbyllën përfundimisht ndeshjen me golin e dytë të Garajit, shtatë minuta nga fundi i sfidës. Ndërkaq, goli i Benzema në minutat shtesë të sfidës rezultoi thjesht sa për statistikë.
Në këtë mënyrë, Valencia mori tri pikë të rëndësishme në garën e saj për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, teksa është vetëm një pikë larg Getafes së vendit katërt, teksa madrilenët pas kësaj disfate mbeten në vendin e tretë të renditjes