AKTUALITET, 21 Qershor 2019, 14:30

Familjarët e Spahisë: Nuk na lejojnë ti çojmë as furçën e dhëmbëve

Familjarët e Spahisë: Nuk na lejojnë ti çojmë as


Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia u arrestua dy ditë më parë dhe mbahet i izoluar tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Policia nuk lejon familjarët që t’i japin sendet personale ish-deputetit.

Ai u arrestua para kamerave, teksa po shkonte të përballej me numrin dy të PS-së, Taulant Balla në një emision televiziv.

Familjarët e Bardh Spahisë thonë se “policët kanë urdhër që të ndalojnë çdo ushqim, veshmbathje, sende personale, deri tek furça dhe pasta e dhëmbëve, duke treguar qartë se ky trajtim prej armiku është hakmarrje e ulët politike”.

Urdhër-arresti për Bardh Spahinë doli pas incidentit në KZAZ-në e Shkodrës, ku u dogjën materialet zgjedhore.