TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas votimit të sotëm të Kuvendit, ku mazhoranca dhe disa deputetë të marrë borxh nga "opozita e re", votuan pa konseuns në Këshillin Politik ndyrshimet në Kodin Zgjdhor, ka reaguar ambasada e Britanisë.
Në deklaratë ambasada shpreh keqardhjen që nuk u ra dakord në Këshillin Politik për ndryshimet, por gjithashtu shënjestron mazhorancën, duke deklaruar se nuk u shteruan përpjekjet për të gjetur konsensus.
"Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave.
Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus", thuhet në deklaratën e ambasadës".
Më herët edhe ambasada amerikane shprehu keqardhje që shumica "dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik".
"Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë udhëheqësit e Shqipërisë – brenda dhe jashtë parlamentit – për t’u angazhuar me njëri tjetrin në mënyrë transparente dhe përfshirëse për çështje me rëndësi kombëtare. Ky lloj angazhimi pozitiv prodhoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.
Nga ajo kohë, kemi bërë të qartë që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe se çfarëdo masash shtesë duhen shqyrtuar dhe miratuar në mënyrë të ngjashme transparente dhe përfshirëse në Këshillin Politik.
Sot, partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit, është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik.
Shqipëria është anëtare e NATO-s, aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe Kryesuese e radhës e OSBE-së. Është detyrë e udhëheqësve të Shqipërisë – duke filluar por jo vetëm ata në pushtet – për të kërkuar nga vetja një standard më të lartë dhe për të siguruar lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë pritshmëri e kemi ashtu si populli shqiptar", thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.
/TPZ.al/