AKTUALITET, 24 Qershor 2021, 13:57

Dyshohet se falsifikonin testet për COVID-19, gjykata lë në burg mjekët dhe disa persona të akuzuar si sekserë

Dyshohet se falsifikonin testet për COVID-19, gjykata lë në burg

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg mjekët dhe persona të akuzuar si sekserë, që dyshohet se abuzonin dhe falsifikonin testet  e COVID-19.

E vetmja që u lirua në detyrim paraqitje nga Gjykata është mjekja Marinela Kalaja.

Prokuroria ditë më parë dha 15 urdhër-ndalime teksa nga përgjimet krijuan dyshimet, se ishte ngritur një grup që falsifikonte testet COVID.

Nga përgjimet rezultonte se me ‘mik’ një tampon fals negativ kushtonte 25 mijë lekë.

Personat e ndaluar:

1-Klodian Muharremi, lindur dhe banues në Tiranë,

2-Eltjon Kola, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

3-Klodjan Krasniqi, lindur dhe banues në Tiranë

4-Blerim Cibaku, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë

5-Erlind Prenga, lindur ne Gojan i Madh dhe banues në Tiranë

6-Marinela Kalaja, lindur ne Kruje dhe banues në Tiranë

7-Artur Dani, lindur ne Kruje dhe banues në Tiranë

8-Alfred Cani, lindur në Çidhën dhe banues në Tiranë

9-Igli Çela, lindur ne Librazhd dhe banues në Tiranë

10-Mario Bicja, lindur dhe banues në Tiranë

11- Xhuliano Senko, lindur ne Mukaj dhe banues në Tiranë

12-Ervin Hoxha, lindur dhe banues në Tiranë

13-Tauland Kamberi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë

14- Eraldo Kalemaj, lindur në Fier dhe banues në Fier

15. Ermir Koci, lindur dhe banues në Tiranë.