AKTUALITET, 14 Maj 2019, 18:42

Fakte tronditëse/ Basha: Kandidatja e Ramës në Durrës e lidhur me dosjen 339

Fakte tronditëse/ Basha: Kandidatja e Ramës në Durrës e


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar Ramën si një kryeministër të lidhur me krimin, ka deklaruar se së shpejti Partia Demokratike do të publikojë prova se si lista e kandidatëve për kryetar bashkie ëshët e mbushur me njerëz të lidhur me krimin.

Ndërsa ka përmendur kandidatin për kryetar bashkie në Shijak si të lidhur me Abdylajt dhe Keçajt, Basha nuk la pa përmendur edhe kandidaten e Partisë Socialiste në Durrës

“Ai është ngjitur pas karriges, që e ka marrë peng krimi i organizuar. Dhe nuk është justifikim ajo që thotë se nuk iki se jam i kërcënuar. Kush e kërcënon? Krimi i organizuar? Është ngjarje e ndodhur me parë edhe kjo.

Një kryeministër i marre peng nga krimi duhet të largohet një orë më parë. Por besoj se ai është bashkëpunëtor me krimin. këtë e provon edhe lista e kandidatëve. Kandidati i Shijakut është i vendosur nga Avdylajt dhe Keçajt. Shumë shpejt do të dalin fakte për këtë. Kandidatja e Durrësit qe është peng i njeriut të dosjes 339. Lista e Edi Ramës është pasqyra e qeverisë së Ramës’. tha Basha.