LIFESTYLE, 25 Mars 2018, 09:57

Habit Zajmina, braktis burrin në altar

Emisioni “Xing me Ermalin”, mbrëmjen e djeshme  është kthyer në një tjetër program me titull “Du me t’knoq” që bashkon çiftet e në këtë rast ishte Zaimina dhe Xhixhi, me të cilin këngëtarja fillimisht refuzoi të martohej pasi nuk ishte partneri i saj.

Me insistimin e Ermalit dhe publikut, Zaimina pranoi të martohej me Xhixhin dhe Ermali hapi murin ndarës që ata të takoheshin për herë të parë.

Më pas këngëtarja u bë nuse dhe u shfaq me fustanin e bardhë në ambientin e dekoruar në detaje nga “Ami Event”.

Zaimina dhe Xhixhi nisën t’i bënin premtimet njëri-tjetrit, por në momentin kur do vinin unazat, këngëtarja e braktisi Xhixhin në altar duke i thënë: “Je zotëri, por unë dua burrin tim dhe nuk mund të martohem me ty. Po ik me gjithë dasmë”.