LIFESTYLE, 25 Mars 2018, 10:22

Nusja e Jozefina Topallit: S’do ndiqja kurrë shembullin e Ildës dhe Luanës!

Është padyshim një nga arsyet pse meshkujt shqiptarë shikojnë futboll, por Eva Murati nuk është shumë tolerantë kur vjen fjala tek "gafat" e kolegeve të saja.

E ftuar në “Thumb” nusja"e Jozefina Topallit ka dhënë mendimin e saj për dy moderatore të tjera, Ilda Bejlerin dhe Luana Vjollcën.

E pyetur nëse shefi i ka kërkuar të nxjerrë deklotenë ashtu si Ilda, Murati është shprehur se:

Jo, s’më ka thënë. Sigurisht që ekrani ka një etikë të caktuar që duhet përmbajtur, që duhet ndjekur. Unë dal 3 herë në ekran, 2 herë për Champions dhe 1 herë Sportsëeek, kështu që fustanet ato janë, modelet ato janë. Njëherë do e kesh dekoltenë më të hapur, njëherë më të mbyllur. Nuk është shumë e rëndësishme dekolteja, sesa është e rëndësishme ajo çfarë ti flet dhe mënyra sesi ti e thua.

Do marr vetëm shembullin e shtetit fqinj ku nuk është shumë e rëndësishme nëse ti e ke hapur dekoltenë apo jo, por është e rëndësishme ajo çfarë thua e çfarë transmeton. Barbara Durso është 50 vjeç dhe sërish del me dekoltenë te goja. Nuk më pëlqen fakti që debati u shndërrua disi, jo po origjina e njërit prej personazheve. Nuk më pëlqeu fare kjo pjesë. Ilda ndoshta kishte mundësi ta tregonte veten pak më mirë në këtë drejtim, por gjithsecili e zgjedh vetë atë se çfarë do të thotë.

Janë tipike vajza velina që duan patjetër hapësirën e tyre në ekran, duan të duken. E në fakt unë, ashtu siç ka edhe prezantuese të tjera që po përpiqen ta ndryshojnë këtë gjë. Po përpiqen të thonë se vajzat në sport nuk janë aty vetëm për bukuroshe, vetëm për të plotësuar emisionin, por janë aty për të thënë vërtetë fjalën e tyre. E sigurisht që shembuj ka plot si në Shqipëri ashtu edhe në vende të tjera."

Në fund të intervistës Evës i është shkëputur edhe një koment i shkurtër për moderatoren Luana Vjollca.

E pyetur nëse ndonjëherë edhe ajo vetë ka menduar t’i futet muzikës njësoj si kolegia e saj Luana, Eva është shprehur se Luana Vjollca nuk është shembulli që ajo parapëlqen të ndjeke.