TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Postimi i Plotë
PLUMBA FJALËS
Goditja ndaj Klodiana Lalës nga krim-politika, si goditje ndaj fjalës së lirë nuk është as e rastit dhe as fenomen i izoluar.
Në një shtet narko-mafioz, heshtja vlen shumë.
Dhe kush e thyen, n.q.s nuk blihet, atëhere paguan.
Klodiana nuk është e vetmja në këtë histori, mgjs ndër më ulëritset si rast.
Telnisit i la policia në prag të derës, kokën e prerë të dhisë, Gertin e kërcënuan me sms-ra, Alidën e shkarkuan, gazetarëve të Publicus i mbyllën emisionin…
E sa e sa të tjerë që në forma e mënyra të ndryshme kanë marrë mesazhet e koduara dhe sot janë detyruar të bëjnë paktin me heshtjen.
O me ne, o të blejmë, ose të vrasim!
Kjo është deviza.
Pushteti i kriminalizuar nuk toleron në këtë pikë, madje investon.
Median që nuk e kap e miklon.
Atë që nuk kontrollon e zhantazhon, e kërcënon.
Atë që bëhet pengesë e eleminon.
Liria e medias, sot i ngjan një fantazme që e marrin prej dore, vetëm për të zbukuruar mashtrimin e madh.
Kjo është sot Shqipëria, kopshti i kriminalizuar i Europës Juglindore.
Pa shtet, pa institucione drejtësie, pa institucione e kolona demokracie, me liri të ekzekutuar fjale e liri të blerë tregu.
Dinosauri i krim-politikës, sot bërtet kapeni krimin, në një lojë që mendon se e ka fituar, me plumba e para.
Por shkërmoqja ka filluar.
Kurajoja dhe fjala e gazetarëve të lirë dhe ajo e qytetarëve, peshojnë më shumë se plumbat e paratë.
Klodiana nuk është vetëm….