TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Euro është zhvlerësuar edhe në tregjet ndërkombëtare. Javën e shkuar monedha e përbashkët kapi vlerën më të lartë të këmbimit të tre viteve ndaj dollarit, duke u këmbyer me 1.25 dollarë. Sot monedha europiane këmbehet me 1.22 dollarë.
Rikuperon dollari
Dollari amerikan është këmbyer sot në tregun vendas me 108.81 lekë, thuajse 1 lekë më shumë se një ditë më parë. Dollari ka rikuperuar pozitat e veta përkundrejt lekut pasi arriti nivelin më të ulët që nga mesi i 2017-s. Dollari është forcuar me gati dy pikë brenda tre ditëve.
Në tregjet ndërkombëtare, dollari amerikan rikuperoi sot kundrejt jenit. Ai u këmbye me 109.35 dollarë amerikanë për jen, duke e rimarrë kështu veten nga nvieli i tij i ulët i shënuar një ditë më parë, ku u këmbye me 108.92 dollarë amerikanë për jen.
Ndërsa monedha euro humbi pikë kundrejt dollarit amerikan, duke këmbyer me 1.2276 euro për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i ulët i këtyre dy javëve të fundit.
Paundi britanik rikuperoi ndaj dollarit amerikan duke u këmbyer me 1.3903 GBP për USD, megjithatë jo shumë larg nivelit të tij të ulët prej 1.3838 GBP për USD.