AKTUALITET, 8 Shkurt 2018, 21:43

Ekskluzive/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për Dashamir Xhikën (Dokumenti)

Ekskluzive/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për Dashamir Xhikën

Emisioni i “Të Paekspozuarit” në Top Channel, publikoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka kërkuar masën e arrestit me burg, për ish drejtorët e ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha shpjegoi detajet e këtij vendimi.

Hoxha: Dashamir Xhika ka anashkaluar bordin për rrugën Tiranë-Elbasan. Masa e sigurisë e dhënë nga Krimet e Rënda në Tiranë është dhënë për tre zyrtarët e ARRSH-së. Krimet e rënda kanë dhënë masën për shpërdorim detyre. Xhika dhe dy vartësit e tij dyshohet se kanë shpërduar detyrën dhe sipas gjykatës, sasia e shpërdoruar dyshohet se është marrë prej tyre. Sipas gjykatës ata kanë kryer korrupsion pasiv. Dashamir Xhika ka dyshime se ka shmangur bordin e Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Shmangia e këtij bordit sipas vendimit është bërë për një nga ndryshimet e kontratës për rrugën Tiranë-Elbasan. Xhika duhet të merrte vendim bordi, dhe sipas gjykatës, Xhika nuk e ka pyetur bordin. Është kërkuar fond shtesë pa patur një studim. Gjykata e Krimeve të Rënda, thotë se Xhika, ka kërkuar fonde shtesë për rrugët pa pasur një studim, dhe dy kërkesa për fonde shtese, përplasen me njera tjetrën./TPZ.AL/

[gallery columns="1" ids="67432,67433,67434,67435,67436,67437,67438,67439"]