TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Top Channel, ka deklaruar se drejtësia rrezikon të kthehet në një armë që do të përdoret për sulm politik. Bushati tha se në çështjen Tahiri, ka shumë "rastësi", të cilat po çojnë në mbylljen e procesit, ndërsa nga ana tjetër, po rihapen dosje të vjetra të opozitës, të cilat duhet të hetohen, por jo për tu përdorur politikisht. "Kemi disa dosje të vjetra që hapen. Unë nuk kam dyshim se duhet hetuar cështja CEZ. Problemi është ky. Kur folëm për pandëshkueshmërinë, është shumë e rëndë. por më e rëndë është pjesa që drejtësia të përdoret si armë politike. E kemi provuar këtë nga burgosja e njerëzve të opozitës, e deri te burgosja e gazetarëve. Drejtësia jo vetëm që nuk bën drejtësi, por mund të përdoret politikisht." /TPZ.AL/