TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar përmes një deklarate në lidhje me miratimin e anëtarëve të KLP dhe KLGJ nga Kuvendi në seancën e sotme parlamentare. Diplomati amerikan thekson se politikanët shqiptarë dështuan sërisht të bashkëpunojnë në përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP.
“Politikanet në të majtë majtë dhe të djathte kanë frikë nga reforma në drejtësi.
Mos u përqëndroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë në përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP.
Përqëndrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëtarët në mënyrë rastësore.
Unë kam më shumë besim në një përzgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët.
Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara”, thuhet në deklaratën e Amabasadorit amerikan në Tiranë.