AKTUALITET, 8 Shkurt 2018, 20:13

FIFA & UEFA, presidentët Infantino dhe Ceferin telefonojnë Armand Dukën për rizgjedhjen e tij

FIFA & UEFA, presidentët Infantino dhe Ceferin telefonojnë Armand

Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Asamblenë e Përgjithshme dhe rizgjedhjes së Presidentit Armand Duka në krye të FSHF-së edhe për katër vitet e ardhshme, krerët më të lartë drejtues të FIFA-s dhe UEFA-s kanë telefonuar presidentin e zgjedhur z.Armand Duka.

Fillimisht Presidenti i UEFA-s, z. Aleksandër Ceferin gjatë një bisede telefonike fare pak orë pas mbylljes së punimeve i përcolli urimet e menjëhershme z. Duka për vazhdimësinë e tij në këtë detyrë si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm mes UEFA-s dhe FSHF në projektet e përbashkëta. Presidenti i UEFA-s gjithashtu ka shprehur përgëzimet e tij për mbarëvajtjen normale të punimeve teksa ka rikonfirmuar edhe angazhimin e tij për një bashkëpunim akoma më të ngushtë në vijim.

Po kështu edhe Presidenti i FIFA-s, z.Gianni Infantino zhvilloi një bisedë telefonike urimi me Presidentin Duka për votëbesimin që i dha sërish asambleja. Edhe kreu i FIFA-s përgëzoi z. Duka për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të Asamblesë dhe njëherësh rikonfirmoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

[gallery ids="66894,66804,66798,66950,66951,66949,66948,66947,66946,66945,66944,66943,66942,66941,66940,66939,66938,66937"]