AKTUALITET, 8 Shkurt 2018, 22:40

Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Gjirokastër, plagosen dy persona

Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Gjirokastër,
Një aksident me pasoja të rëndë ka ndodhur në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve bëhet me dije se persona e plagosur janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.